Distria Krasniqi për 25 sekonda mposhti kundërshtaren serbe

07 mars 2025 | 13:19

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale.

Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren e radhës.

Pas radhe, ‘viktimë’ e Distrias ishte serbja Nikolina Nisavic, e cila gjithashtu u mposht me ippon për vetëm 25 sekonda.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me Reka Pupp të Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar punën e Donald…