Dita e Autorëve Evropianë, nesër aktivitete në BKK

10 dhjetor 2025 | 08:29

Më 11 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” desku i Evropës Kreative, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, organizojnë Ditën e Autorëve Evropianë, një ditë dedikuar autorëve, krijimtarisë dhe fuqisë së leximit.

Me moton “Read for Real” do të mirëpriten autorë, përkthyes, ilustratorë dhe profesionistë të librit për të ndarë histori, përvoja dhe pasionin për letërsinë evropiane.

Në kuadër të takimit do të mbahet edhe një tryezë diskutimi mbi mundësitë e financimit nga Evropa Kreative, si dhe mbështetjen nga niveli qendror përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, foli përsëri me median në…