
Dita e Çlirimit të Pejës e Deçanit, Ahmetaj: Respekt për luftën dhe mundin e secilit luftëtar të UÇK-së
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Pejës e Deçanit, ish luftëtari i UÇK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, ka shprehur respekt për luftën dhe mundin e secilit luftëtar të UÇK-së.
Ai ka shkruar në Facebook se në këtë ditë e kujtojnë kapitullimin e forcave serbe në Kosovë, dhe triumfin e forcave çlirimtare të UÇK-së mbi forcat serbe.
“E kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve kosovarë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, Familjen Haradinaj dhe gjithë familjet emblematike që dhan gjak, mund e sakrifica për lirinë e Kosovës. Jam krenar që kontribova për këtë ditë bashkë më vëllëzër, me nipa e me shokë në Ushtrinë Çlirimtare që e soli lirinë”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Urime Kosovë dita e çlirimit 12 qershor 1999-12 qershor 2025
Qytetar të Pejës e Deçan urime dita e çlirimit 16.VI.1999-16.6.2025
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës nga okupimi serbo-sllav që shënohet më 12 Qershor 1999, dhe sot me 16.VI.1999-16.6.2025 që shënohet dita e çlirimit të Pejës dhe Deçanit, gjithsecilit qytetar dhe luftëtar të lirisë, ju shprehi urimet më të përzemërta për ditën e çlirimit të Pejës, ditës më të lumtur të qytetit të Pejës dhe Deçanit heroik. Në këtë ditë e kujtojmë kapitullimin e forcave serbe në Kosovë, dhe triumfin e forcave çlirimtare të UÇK-së mbi forcat serbe, e kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve kosovarë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, Familjen Haradinaj dhe gjithë familjet emblematike që dhan gjak, mund e sakrifica për lirinë e Kosovës. Jam krenar që kontribova për këtë ditë bashkë më vëllëzër, me nipa e me shokë në Ushtrinë Çlirimtare që e soli lirinë. Lirinë që e gëzojmë sot populli i Kosovës e ka paguar shumë shtrenjt. Për kët ditë çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar, prandaj edhe duhet ta ruajm si sytë e ballit. Meritat e mëdha dhe kryesore për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb i takojnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë më të ndritshme të të gjithë shekujve dhe aleatëve të Kosovës SHBA-ve, shteteve mike të Evropës dhe NATO-s. Ushtarët e Aleancës së NATO-s, ashtu si dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pritën nga populli i Kosovës si çlirimtarë, me duartrokitje, buqeta lulesh, përqafime e lot gëzimi, duke e sjelllë agun e lirisë që do të shëndritë përjetshëm në Kosovën e lirë dhe sovrane.
Lavdi dëshmorve të cilët dhanë jetën për këtë ditë të ndritur dhe të shumëpritur. Respekt për luftën dhe mundin e secilit luftëtar të UÇK-së që bëri për liri. E paharruar do të mbetet sakrifica e invalidëve të UÇK-së të cilët dhanë gjymtyrët e tyre për liri. Respekt për gjithësecilin që kontriboj për këtë ditë. Urime!