Dita më e rëndësishme e shtetit – por jo për Duda Baljen dhe Adem Hoxhën?
18 vite më parë, më 17 shkurt 2008, në seancën ku do të trajtoheshin dy pika të rendit të ditës, njëra prej të cilave ishte shpallja e pavarësisë dhe tjetra miratimi i simboleve shtetërore, u mblodhën 109 deputetë, të cilët me një zë vendosën që Kosova të shpallej shtet i pavarur dhe sovran. Në atë kohë munguan 11 deputetë, nga të cilët të gjithë deputetët serbë.
18 vite më pas, deputetët nga kjo pakicë vazhdojnë akoma të mungojë në seancat ku shënohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por kësaj radhe ra në sy edhe mungesa e dy deputetëve të tjerë: Adem Hoxha dhe Duda Balje. Mungesa e tyre u vërejt mjaft shumë, sidomos kur dihet se senaca është e karakterit festiv. Deputeti Adem Hoxha kishte bërë disa lëvizje kohë pas kohe në drejtim të Listës Serbe, duke u bërë pjesë e grupit të tyre parlamentar, ndërsa Duda Balje nuk bën pjesë në ndonjë grup parlamentar, madje qëndron ndaras nga grupi multietnik. Ajo deri më tash nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e saj, së paku jo publikisht. Megjithatë, është mjaft e çuditshme që sot nuk mori pjesë në ditën më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.



