Ditjona Statovci e PDK-së emërohet drejtoreshë e Administratës në Komunën e Podujevës

04 shkurt 2026 | 00:48

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Ditjona Statovcin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës. Ky emërim vjen në kuadër të marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe PDK-së në këtë komunë.

Statovci ka përfunduar studimet universitare në fushën e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Ajo ka përvojë profesionale në disa organizata joqeveritare, si dhe ka shërbyer si koordinatore projektesh dhe promovuese në kompani private.

Me rastin e emërimit, kryetari Bulliqi i ka uruar Statovcit suksese dhe punë të mbarë në ushtrimin e detyrës së saj të re.

Kujtojmë se LVV dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Podujevës, në kuadër të së cilës PDK ka siguruar pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal, e cila i është besuar kryetarit të Degës së PDK-së, Isak Shabani, si dhe dy drejtori komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A, duke…