
Djali 19-vjeçar i Donald Trump bëhet milioner! Si fitoi një pasuri marramendëse
Djali 19-vjeçar i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur një pasuri marramendëse falë sukesit në kriptovaluta.
“Dayli Mail” shkruan se Barron Trump ka një pasuri prej 150 milionë dollarë. I riu është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.
Thuhet se 19-vjeçari i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.
Djali i presidentit amerikan rezervoi një kat të tërë në “Trump Tower” për një takim romantik
Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump, dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë.
Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.