Djali i Fatos Nanos: Ishte i pari që më foli për demorkacinë, nuk e kishte frikë humbjen

02 nëntor 2025 | 12:35

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, ka mbajtur një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se babai i tij iku nga kjo botë, por vetëm fizikisht.

Ai ka thënë se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë i rrallë shteti që e vuri atdheun para vetvetes.

“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, ka thënë Sokol Nano, djali i Fatos Nanos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka kujtuar figurën e Fatos…