Djathi i “dehur” që kushton 200 euro

18 tetor 2018 | 11:45

Fabrika “La Casearia Carpenedo” në veri të Trevisos në Itali i zhyt rrotat e djathit në verë. Për këtë arsye djathi i saj quhet i dehur.

Ajo bën 15 lloje të ndryshme të djathit të dehur, që mbahet deri në 150 ditë në verëra të ndryshme. Fabrika e djathit filloi prodhimin e djathit të “dehur” në vitin 1976, por origjina e tij daton para Luftës së Parë Botërore.

Një rrotë e tërë e këtij djathi kushton deri në 200 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aaron Ramsey është dashur të jetë kapiteni i Arsenalit sipas…