Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

10 shtator 2020 | 11:31

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se ky vend nuk do ta njohë Kosovën.

Milorad Dodik ka thënë për “RTRS” se “Serbia nuk e njohu pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bëjë të njëjtën gjë”.

Dodik ka thënë se “Kosova e vetëshpallur do të mbetet në një vakum në të cilin vuan mbështetjen e vendeve që e krijuan atë si një shtet gjoja të pavarur, dhe në thelb pa vullnetin e shumicës në Kombet e Bashkuara për t’u verifikuar si e njohur ndërkombëtarisht”.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, ka thënë se Kosova nuk ka shumicën e vendeve në Kombet e Bashkuara dhe është e qartë se do të ketë edhe më pak vende që e kanë mbështetur më parë atë.

Kur bëhet fjalë për propozimin që ambasada e këtij vendi nga Tel Aviv të zhvendoset në Jerusalem, Dodik ka thënë se do të diskutohet në seancën e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinë që është paralajmëruar të mbahet më 17 shtator.

Sipas tij, Republika Srpska ka formuar përfaqësinë e saj në Izrael dhe e ka vendosur atë në në Jerusalem, dhe se ka vendosur qartë të mbështeste shtetin izraelit

Ai ka theksuar se “është logjike që ne duhet të vazhdojmë me afirmimin e këtij interesi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qershor të këtij viti në rrjet bënë xhiro disa…