Dogana ndalon në Merdar produkte kozmetike të padeklaruara
12 nëntor 2025
| 08:13
Një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara është bllokuar sot në pikën kufitare Merdarë, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti nga zyrtarët doganorë.
Siç njofton Dogana e Kosovës, për këto produkte nuk është paraqitur asnjë dokumentacion përcjellës, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1 mijë e 600 euro.
“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim.



