
Dogana suspendon oficerin i cili u arrestua në rastin ‘Brezovica’
17 mars 2022
| 14:12
Dogana e Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar për dyshimin se ka kryer vepra penale.
Vendimi është marrë me të pranuar njoftimin zyrtar se i njëjti zyrtar është arrestuar në rastin “Brezovica”.
“Procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës mbështet dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, ka njoftuar dogana.
Më tutje, Dogana e Kosovës ia ka rikujtuar opinionit publik se ka lansuar aplikacionin “eDogana”, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.