Dogana tejkalon 1 miliard euro të hyra, rritje prej 9.7-përqindësh me vitin e kaluar

21 korrik 2025 | 15:15

Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, ky rezultat është dëshmi e qartë e përmirësimeve strukturore dhe efikasitetit në menaxhim, përkundër faktit se “politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm”. “Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut”, ka njoftuar dogana.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shenjëtarja e Kosovës, Dhurata Ibrahimi, ishte e para që garoi…