Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale, motra e dëshmorit të Prishtinës, Sokol Sopi, Kosovare Sopi

25 qershor 2025 | 15:57

Sot, më datë 25.06.2025, mbrojti me sukses punimin e doktoratës dhe mori titullin “Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale”, vajza e atdhetarit prof. Mustafë Sopi dhe motra e dëshmorit të Prishtinës, Sokol Sopi.

Pas një përkushtimi të gjatë në arsimim, pasi përfundoi me sukses të lartë Fakultetin Juridik dhe studimet master me notë mesatare të lartë.
Kosovare Sopi iu nënshtrua provimit shtetëror të Jurisprudencës, të cilin e kaloi që në afatin e parë, duke marrë titullin “Avokate” në një moshë të re – dëshmi e kapaciteteve të saj të jashtëzakonshme.

Gjatë shtatë viteve të angazhimit profesional si avokate, ajo vijoi në mënyrë të pandalshme edhe studimet doktorale. Paralelisht, me përgatitje të shkëlqyer dhe përkushtim maksimal, iu nënshtrua edhe provimit shtetëror për Noterinë, të cilin e kaloi me sukses të lartë, duke u emëruar notere nga shteti – një detyrë që ajo e mban me nder dhe përgjegjësi të lartë.

Dhe sot, me krenari të veçantë, ajo finalizoi një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të saj akademik: mbrojti temën e doktoratës me sukses të lartë dhe mori zyrtarisht titullin “Doktor i Shkencave në të Drejten Penale dhe Procedurës Penale” – Kosovare Sopi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi,…