DOKU.TECH prezanton programin ekskluziv që sjell në Tech Park me 23 dhe 24 tetor

22 tetor 2025 | 16:03

Festivali më i madh i teknologjisë në vend, DOKU.TECH, rikthehet këtë vit më 23 dhe 24 tetor në Tech Park Prishtina, si pjesë e nismës kombëtare October Tech Kosovo, nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), DOKU.TECH sjell në një vend folës ndërkombëtarë, përvoja frymëzuese, ekspozita inovative dhe aktivitete ndërvepruese që lidhin komunitetin e teknologjisë, të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ardhshëm.

Programi i këtij viti përfshin një kombinim të pasur të fjalimeve frymëzuese (keynotes), paneleve tematike, DIY Fair-it, si dhe aktiviteteve për zhvillimin e ideve dhe bashkëpunimit. DOKU.TECH 2025 do të hapet me një ceremoni që thekson rolin e Kosovës si një qendër rajonale e inovacionit dhe digjitalizimit, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ndër folësit kryesorë për këtë vit janë Edi Demaj, bashkëthemelues i KODE Labs; Chris Petrillo nga Wikimedia Foundation; Hanan Elmasu nga Green Screen Coalition.

Pjesë e veçantë e festivalit do të jetë DIY Fair, ku studentë, startup-e dhe organizata do të prezantojnë projekte kreative në fushën e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, zhvillimit të aplikacioneve dhe robotikës.

Ne agjendë do të ketë edhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi, e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.

Gjatë 12 viteve të fundit, DOKU.TECH ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhe sipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, DOKU.TECH ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë së teknologjisë së Kosovës.

Regjistrohu TANI dhe bëhu pjesë e DOKU.TECH!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marrë vendim për…