“DokuFest”-i nis sonte në Prizren

01 gusht 2025 | 08:35

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, fillon sonte dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2025, ngjarje kjo që mbahet në disa lokacione të qytetit të bukur të Prizrenit.

Ky edicion i festivalit ndërkombëtarë të filmit vjen nën temën “Lakmi. Pafund. Çmendi. Boshllëk”, si një protestë dhe thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë. Këtë vit tema nuk vjen si temë, por si gjendje. Një reflektim mbi luftën e përhershme, mpirjen kolektive dhe krizën e gjuhës, transmeton Klankosova.tv.

Në edicionin e 24-të të festivalit, do të prezantohen 100 filma, në 7 kategori garuese nga 50 shtete të botës. Festivali ka edhe Dokunights, ku sivjet për herë të parë performon Yll Limani dhe Shkodra Elektronike, si dhe programi i dedikuar për fëmijë DokuKids.

Përmes filmave, diskutimeve dhe muzikës, “DokuFest” vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës, si një thirrje për të mos u shkëputur nga realiteti dhe për t’iu rikthyer gjuhës dhe fjalëve, rëndësisë së të dëgjuarit dhe të treguarit të këtij momenti në historinë e përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte fillon festivali “Sunny Hill”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës…