
Doli nga shtypi vepra ‘Pema me shumë degë’ e autorit Vesel Maloku
Doli na shtypi vepra (vëllimi poetik) “Pema me shumë degë” e poetit Vesel Maloku.
Kjo vepër poetike zë fill me poezinë e parë “ Në Boçarë” e botuar në revistën “Jeta e Re” numër 5, viti 1971.
Pra, plot para një gjysmë shekulli.
Vepra ka pesë cikle. Cikli “E arta gjeneratë” që u kushtohet heronjve kombëtarë që nga Skënderbeu e deri të Adem Jashari, që sipas redaktorit dhe recensentit dhe poetit Behram Hoti është vepër e veçantë, vizionare, përkushtuese, motivuese, frymëzuese… ligjërimi i veçantë i tabanit kombëtar.
Këtë vepër e lartëson edhe gjuha gegërishte, stilistike dhe poetike e poetit Vesel Maloku, si rrallë kush që nga rinaildasit e deri me sot.
Në vargonin e veprave të botuara, qofshin ato letrare-poetike, apo letrare prozaike, kjo vepër është e veçantë. Fjalën e tyre rreth kësaj vepre do ta thonë studiuesit e letërsisë shqipe.
Poezitë e kësaj vepre motivojnë rimat karakteristike të togfjalëshit dymbëdhjetë.
Poetika e poetit Vesel Malokut koneton me poezitë e rilindasëve për kah aktualiteti, gjuha, satira, figuracioni i kohës dhe jetës kombëtare shqiptare…
Vesel Maloku ka lindur më 10 maj të vitit 1950 në fshatin Bellopojë të Podujevës. Aktualisht jeton në Danimarkë dhe udhët e tij atdhetare: Podujevë, Prishtinë, Danimarkë (Kopenhagë), Shqipëri (Shëngjin)…