DOM SHTJEFËN TË PESHOFTË PENA MË SHUMË SE SA GRYKA E TOPIT
Ismet Sylejmni
Fjala ime përshëndetëse në ditëlindjen e 50-të të Mikut tim Dom Shtjefen Dodes !
I nderuar Ipeshkv i Kosovës, Imzot Dom Dodë Gjergji,
I nderuar Dom Shtjefën Dodes,
E dashura Nëna Stanë,
Të nderuar vëllezër e motra ju përshëndes nga zemra!
Është hera e parë në jetën time që unë prezentoj në një eveniment si ky dhe natyrisht, sinqerisht kam emocion!
Por emocion krenarie dhe nderi,sepse nga gjaku, nga e kaluara e te parëve tanë, ne jemi një, ndonëse na kanë ndarë e na kanë përqarë dhe janë munduar të na i bëjnë të gjitha të zezat pushtuesit!
Shumë i nderuar Dom Shtjefën, faleminderit që më keni ftuar, kamë ardhë me një respekt të veçantë!
Te falenderoj shumë!
Unë në komunikimin tim me Juve, ju njoh që nga koha kur kemi filluar aktivitetin për Nënë Stanën, dhe të falënderoj publikisht për përkrahjen që na e keni dhënë si famullitar i Kishës në Peshter!
Kemi komunikuar disa herë dhe të kamë thënë, nëse më lejohet të them, ju kam këshilluar apo sygjeruar, që shkruani shumë mirë, sa më takon vleresimi im, dhe të kam lutur dhe ta përsëris lutjen edhe sonte: shkruaj me shkurtë, që të ju lexojmë të gjithë!
Unë po frikësohem me fillu me lexu, sepse pastaj po mbetem tërë kohen, përndryshe jam shumë i nderuar gjithashtu, që jam në mesin e priftërinjëve shqiptar katolik!
Dhe përpara këtyre dhe përpara Imzot Dodë Gjergjit të uroj me një thënie të një shkrimtari të madh shqiptar Sylejman Krasniqi:” … të peshoftë pena më shumë se sa gryka e topit”!
Ishte knaqësi, faleminderit që më degjuat!
Prishtinë, 26 Dhjetor 2025!



