Donald Trump Jr., personi i parë që reagon për ndarjen nga jeta e Hulk Hogan

25 korrik 2025 | 11:55

Bota e sportit ka humbur një legjendë. Hulk Hogan, ikonë e WWE-së dhe një figurë shumëdimensionale në kulturën amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Lajmi ka prekur miliona fansa anembanë botës. Donald Trump Jr. ishte ndër të parët që reagoi, duke postuar në platformën X një mesazh të shkurtër.

“U prehtë në paqe”, i shoqëruar me një foto të përbashkët me Hogan, realizuar në Konventën Republikane të vitit 2024.

Përveç karrierës në ring, Hogan ishte aktiv edhe në politikë, duke mbështetur publikisht fushatën e Donald Trump në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkruar histori duke fituar medaljen…