
Donjeta Sadiku e fiton të artën në Poloni
16 maj 2025
| 18:26
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm, që të premten përfundoi në Varshavë të Polonisë.
Donjeta u shpall kampione në kategorinë deri 60 kilogramë. Në finalen e fortë e mposhti boksieren e Britanisë së Madhe, Elise Glynn.
Raundi i parë ishte i barabartë, ndërsa tre gjyqtarë e vlerësuan britaniken fituese, ndërsa dy Donjetën.
Por cilësia ishte në anën e Donjetës dhe ajo këtë e dëshmoi në raundin e dytë, të cilin e fitoi bindshëm.
Ndërkohë dominoi plotësisht edhe në raundin e tretë për ta fituar në fund medaljen e artë.