Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale

26 prill 2023 | 16:42

Bokserija kosovare, Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të turneu ndërkombëtar për femra seniore “Çesme” 22-30 Prill 2023.

Sadiku sot me 26 prill në çerekfinale korri fitore bindëse 5:0 kundër boksieres nga Japonia, Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë.

Donjeta  tregoi një boks të mirë dhe cilësor, gjatë tre raundeve dominoi në ring dhe tregoi se është në formë të mirë. Nesër më 27 prill në gjysmëfinale takohet me boksieren vendore nga Turqia, Gizem Ozer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e…