
Donnarumma, i lumtur në PSG
17 tetor 2022
| 16:25
Gianluigi Donnarumma është i lumtur në “Parc des Princes”.
Merkaton e verës Donnarumma ishte një nga më të komentuarit.
Italiani është thënë se do largohej nga Paris Saint Germain (PSG), por drejtuesit e klubit e kanë cilësuar si të rëndësishëm për ekipin, prandaj ka qëndruar.
Së fundmi është edhe agjentja e portierit, Rafaela Pimenta që ka thënë se ai është i lumtur në “Parc des Princes”.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë në Paris dhe ai është absolutisht i lumtur me PSG-në. Nuk e dimë kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë ajo për “Tuttosport”.
23-vjeçari ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2026.