Dorant Hana përfaqëson Kosovën në programin ndërkombëtar ICAB 2025

28 maj 2025 | 16:14

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Dorant Hana është përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB) 2025, një program prestigjioz i organizuar nga Universiteti i Delaware, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOPC), FIBA-n dhe me mbështetjen e Olympic Solidarity.

Ky program zhvillohet përmes një moduli katërmujor online dhe një fazë në ShBA, ku trajnerët kanë mundësinë të ndjekin nga afër punën e stafit të ekipeve të NCAA Division I.

Hana do të përfitojë nga përvoja ndërkombëtare dhe mentorimi praktik në një mjedis profesional, duke sjellë dije të reja për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

FBK-ja e uron trajnerin Hana për këtë arritje të merituar dhe i dëshiron sukses në përfaqësimin e denjë të vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

Programi zyrtarisht nisi më 15 maj 2025 dhe përfundon në nëntor me fazën intensive në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Sot në Hagë nuk po gjykohet një…