Dortmundi vendos për të ardhmen e Sanchos

10 gusht 2020 | 18:13

Jadon Sancho do të mbetet në Dortmund! Sulmuesi nuk do të largohet nga Bundesliga as në sezonin e ardhshëm dhe diçka e tillë është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc.

Zyrtari i lartë i verdhezinjëve ka qenë i prerë në deklaratën e tij dhe ka folur me siguri se talenti anglez do të mbetet në Gjermani. “Jadon Sancho do të jetë lojtar i Dortmundit në sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Manchester United interesohej për shërbimet e tij, por në fund nuk u arrit gjuha e përbashkët me anglezët. Sancho ishte ende nuk kishte vendosur për të ardhmen, por duket se tashmë ka vendosur që të mbetet me verdhezinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja për herë të gjashtë e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko,…