
Dortmundi zyrtarizon transferimin e Bellinghaminit
20 korrik 2020
| 13:33
Borussia Dortmund e ka zyrtarizuar transferimin e talentit 17-vjeçar anglez Jude Bellingham nga Birmingham City.
Bellingham do të mbajë fanellën me numër 22. Ai do t’i bashkohet Dortmundit në stërvitje nga 30 korriku. Raportohet se Dortmundi ka paguar rreth 23 milionë euro për Bellinghamin, shifër që mund të rritet deri 35 milionë.