Dosja e ‘21 janarit’, SPAK-u thërret Berishën, kreu i PD nuk paraqitet

14 nëntor 2025 | 11:50

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për të dëshmuar për “21 janarin” Sali Berishën, por kreu i PD-së nuk është paraqitur me argumentin se nuk ka marrë fletëthirrje.

Edhe pse ka pohuar se është i hapur për t’ju përgjigjur drejtësisë, Berisha ka thënë se nuk ishte ndjekur procedura siç duhet të veprohet në këtë rast, shkruan “A2 CNN”.

Po ashtu, Berisha është shprehur se për këtë çështje duhet të ketë një hetim më të gjerë, por sipas tij, bllokohet nga Rama. Më herët, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë urdhër në protestën ku mbeten të vrarë 4 protestues dhe se garda zbatoi ligjin.

Ndërkohë, gazetari i “A2 CNN”, Armand Bajrami ka mësuar se fletëthirrja e SPAK-ut e mbërritur në Kuvend për Berishën nuk është tërhequr nga grupi i PD-së.

SPAK-u është informuar nga Kuvendi se shkresa nuk është tërhequr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka komentuar arritjen e tij të fundit, 400…