Dramat e Shekspirit, nga më e dobëta te më e mira
Nga: Dominic Cavendish, kritik i teatrit / The Telegraph
Në një poemë që paraprin botimin e parë të Folios të parë të vitit 1623, dramaturgu Ben Jonson e përshkruan Shekspirin [William Shakespeare] si “jo i një kohe, por i të gjitha kohërave”. Dhe, me të vërtetë, në shekullin XXI, Bardi mbetet një figurë e nderuar në vendlindje dhe jashtë saj; veprat e tij janë përvetësuar, përshtatur dhe përkthyer nga kultura në mbarë botën – me një ndikim që tejkalon shumë “këtë ishull të skeptrit”.
Çfarë guximi, pra, është të përpiqesh të përmbledhësh një letërsi që kërkon një jetë të tërë për t’u studiuar, në një udhëzues të shkurtër – e, për më tepër, të pretendosh ta radhitësh sipas cilësisë.
Si e përzgjodha këtë listë?
Edhe pse kjo mund të duket çmenduri, ka (disi) një metodë në të: përveç vlerësimeve të shumta kritike, jam udhëhequr edhe nga përvoja ime si kritik teatri në The Telegraph gjatë 25 vjetëve të fundit. Edhe pse kam marrë parasysh popullaritetin relativ të veprave, lista është edhe personale; shpesh faktori vendimtar ka qenë se si “ndihesha” përveç se çfarë mendoja.
Ndoshta renditjet më të larta dhe më të ulëta nuk do të shkaktojnë shumë debat, edhe pse “top 10-shi” është gjithmonë provokues. Por, shpresoj që kjo listë do të nxisë një debat argëtues, kureshtje të re për veprat e Shekspirit – dhe ndoshta ndonjë zbulim të papritur.
Për vegëza [link] me shfaqjet filmike, për çdo vepër të përfshirë te Vepra e plotë, kam sugjeruar një opsion të mirë për ta parë në internet (në disa raste edhe në DVD). Zgjedhja është bërë si për arsye praktike ashtu edhe për cilësinë e realizimeve: çfarë është e qasshme dhe lehtësisht e arritshme. Kam favorizuar platformat si Globe Player, Marquee dhe National Theatre at Home që ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë përmes qiraje ose abonimi dhe që janë të licencuara. Të interesuarit për materiale historike mund të kërkojnë gjithashtu në burime të tjera si YouTube.
***
38. Henriku VIII (1613)
– Linku: Këtu!
37. Dy fisnikë nga Verona (1613-1614)
– Linku: Këtu!
36. Mbreti Xhon (1594-1596)
– Linku: Këtu!
35. Dy zotërinj nga Verona (c 1590-1594)
– Linku: Këtu!
34. Perikliu (1608)
– Linku: Këtu!
33/32/31. Trilogjia Henriku VI (c 1591-1592)
– Linku: Këtu!
30. Timoni nga Athina (c 1604-6)
– Linku: Këtu!
29. Zbutja e kryeneçes (c 1590-1594)
– Linku: Këtu!
28. Gratë e hareshme të Uindzorit (c 1597-1601)
– Linku: Këtu!
27. Gjithçka është mirë që mbaron mirë (c 1603-6)
– Linku: Këtu!
26. Troili dhe Kresuda (1601-2)
– Linku: Këtu!
25. Mundimet e kota të dashurisë (1595-96)
– Linku: Këtu!
24. Tit Androniku (1588-93)
– Linku: Këtu!
23. Simberlini (1610)
– Linku: Këtu!
22. Përralla dimërore (1609-1611)
– Linku: Këtu!
21. Tregtari i Venedikut (1596-1598)
– Linku: Këtu!
20. Antoni dhe Kleopatra (1606-7)
– Linku: Këtu!
19. Koriolani (1607-1608)
– Linku: Këtu!
18. Masë për masë (1603-4)
– Linku: Këtu!
17. Komedia e keqkuptimeve (c 1590-94)
– Linku: Këtu!
16. Jul Qesari (1599)
– Linku: Këtu!
15. Henriku V (1599)
– Linku: Këtu!
14. Ashtu siç ju pëlqen (1599)
– Linku: Këtu!
13/12. Henriku IV, pjesët 1 dhe 2 (c 1596-98)
– Linku: Këtu!
11. Shumë zhurmë për asgjë (1598-9)
– Linku: Këtu!
10. Stuhia (1611)
– Linku: Këtu!
9. Nata e dymbëdhjetë (1601)
– Linku: Këtu!
8. Rikardi II (1595-96)
– Linku: Këtu!
7. Rikardi III (1592–1594)
– Linku: Këtu!
6. Othello (1604)
– Linku: Këtu!
5. Makbeth (1606)
– Linku: Këtu!
4. Ëndrra e një nate vere (1595-96)
– Linku: Këtu!
3. Romeo dhe Zhuljeta (c 1595-96)
– Linku: Këtu!
2. Mbreti Lir (c 1605-06)
– Linku: Këtu!
1. Hamlet (1599-1601)
– Linku: Këtu!
/telegrafi/



