Drecun: Pronari i veturës nga e cila u qëllua Ivanoviq është i vdekur

17 janar 2018 | 10:28

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se pronari i veturës nga e cila dyshohet se u qëllua një ditë më parë Oliver Ivanoviq ka vdekur.

“Pronari i asaj veture ka vdekur, nuk është, makina është blerë në vitin 1994 – gjithçka është planifikuar, është një vrasje që ka një karakter rajonal – pyetja është se nga kanë ardhur sulmuesit, ku janë armët, ku i kanë mbledhur informatat e inteligjencës”, tha Drecun për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Ivanoviq u qëllua dje nga një veturë në lëvizje e cila më pas u gjet e djegur. Vetura e tipit Opel Astra, dyshohet të jetë përdorur nga sulmuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësueset e të rinjve të Kosovës në basketboll kanë mësuar…