Drejtori i Ferrarit: Sezoni i ardhshëm do të jetë i paparashikueshëm

21 gusht 2025 | 12:38

Sezoni 2025 i Ferrarit në Formula 1 ka qenë shumë më i vështirë nga sa parashikohej, me “kokëkuqen” që ende nuk ka fituar asnjë garë (Hamilton fitoi garën sprint në Kinë). McLaren po dominon, ndërkohë që edhe Red Bull e Mercedes kanë arritur të triumfojnë në pistë.

Drejtori sportiv i Ferrarit, Frederic Vasseur, ka thënë: “McLaren po bën një punë fantastike, por nuk ka vetëm një armë sekrete që e ndihmon të fitojë dy ose tre të dhjeta. Përkundrazi, ka dhjetë fusha apo armë, që secila fiton 20 të mijtat në pistë. Ne duhet ta ruajmë qasjen tonë, e cila është të përmirësohemi në gjithçka. Do të ishte naive të besohej se një person mund të bëjë papritmas një mrekulli për ne. Magjia nuk ekziston. Por me këtë punë, ne jemi në rrugën e duhur”.

Duket se drejtuesi francez po mendon për vitin 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja: “Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë me një reformë rregullash të këtij lloji. Pasiguria e bën sezonin e ardhshëm shumë emocionues nga perspektiva e një spektatori. Ndryshimet e rregullave janë më të mëdha, ato do të ndikojnë në shasi, motor, karburant, goma dhe rregullore sportive. Në secilën prej këtyre fushave, mund të bësh një ndryshim. Sa i përket motorit, ne përballemi me një sfidë të re”, ka thënë Vasseur.

“Tani, fuqia është faktori vendimtar, vitin tjetër, do të jetë drejtimi i mirë. Një motor mund të funksionojë mirë në Monza, një tjetër në Montekarlo ose Budapest. Pothuajse si në kohët e vjetra, kur motorët me turbo garonin me ata me aspiratë natyrale”, ka deklaruar Vasseur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati po përmbyllen muaji, ndërsa punëtorët e RTK-së ende janë…