Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në qytet

08 shkurt 2022 | 11:36

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, së bashku me inspektorët komunalë, si dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, kanë realizuar një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Aksioni është zhvilluar në sheshin “Isa Boletini”, sheshin “Mehë Uka”, sheshin “Adem Jashari”, si dhe sheshin “Agim Hajrizi”.

Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor kanë bërë edhe identifikimin e vendosjes së anekseve pa leje nga disa biznese përgjatë këtyre shesheve.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspekcionit ka obliguar bizneset të fillojnë së vepruari në përputhje me rendin komunal dhe të pajisen me leje adekuate për shfrytëzimin e hapësirës publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi do të përballet sot në mbrëmje për çerekfinalen e…