Drejtuesit e OVLUÇK-së takojnë ambasadorin e Bullgarisë, diskutohet për Dhomat e Specializuara

28 gusht 2025 | 11:32

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i saj Gazmend Syla, janë takuar me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Ata u pritën në Ambasadën e Bullgarisë.

“Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për rolin e Bullgarisë në të gjitha periudhat e rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga koha e luftës, pjesëmarrja në misionin paqeruajtëse të KFOR-it, e deri te mbështetja për zhvillimin institucional dhe shtetndërtimin. Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam nevojën që këto procese të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara në të vërtetën. Nga Bullgaria, si mike e Kosovës dhe partnere e besueshme, kërkuam që të përdorë ndikimin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Vëllaznimi është përforcuar me basketbollistin e njohur Dren Dedushaj.…