Dreshaj: Misioni im ushtarak ka përfunduar, Kosova është në duar të sigurta

12 maj 2025 | 13:27

Ditë me parë është pensionuar komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj “Besniku”.

“Besniku” i UÇK-së, pas pensionimit ka thënë se misioni i tij ushtarak ka përfunduar, derisa është shprehur i lumtur se me këtë forcë Kosova është në duar të sigurta dhe se ata janë nderi dhe krenaria e vendit.

“Me datën 8 maj përfundova misionin tim ushtarak. Për mua ishte nder i veçantë të jem Komandant i Forcave Tokësore, me ç’rast pata fatin të rrugëtoj me djem dhe vajza të Regjimentit të Parë, të Dytë dhe të Tretë të Këmbësorisë. Ata i falënderoj për sukseset e arritura së bashku gjatë këtij rrugëtimi.  Me këtë forcë Kosova është në duar të sigurta. Ata janë nderi dhe krenaria jonë! E falënderoj Komandën e Forcave Tokësore për rrugëtimin së bashku, si dhe për organizimin e ceremonisë së pensionimit tim. Poashtu shfrytëzoj rastin ti falënderoj mysafirët, të cilët më nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe të gjithë ata që më uruan përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Dreshaj në “Facebook”.

Gjeneralbrigade Hysen Dreshaj ka dhënë kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke qenë ndër ushtarët e parë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dreshajn në luftë të gjithë e njihenin me nofkën “Besniku”.

May be an image of 4 people and text

May be an image of 7 people

May be an image of 10 people and text

May be an image of 9 people and text that says "KOMANDA に A2 a Jum"

 

May be an image of 7 people

 

Për pensionimin e gjeneralbrigade, Hysen Dreshajt ka shkruar edhe ish-ministri i Ministrisë së Mbrojtjës së Kosovës, Armend Mehaj.

“Pensionohet Gjeneral Brigade Hysen Dreshaj. Me nderime të larta përcjellim në pension Gjeneral Brigade Hysen Dreshajn (Besnikun), një figurë e dalluar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtar i afërt i Komandant Skënder Çekut dhe babes Tim, dhe kontribuues i palodhur në lirinë dhe sigurinë e vendit. Nga lufta për çlirim, e deri te ngritja profesionale në FSK, Gjeneral Dreshaj mbetet shembull i përkushtimit, trimërisë dhe atdhedashurisë. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin tuaj! Urojmë shëndet e suksese në rrugëtimin e mëtejmë të jetës Gjeneral”, ka thënë Mehaj.

 

May be an image of 2 people and text

 

Pensionohet komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj ‘Besniku’  

/Veton ZYMBERI/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar presidentin e Shqipërisë,…