Drilon Hazrollaj stërvitet për herë të parë me fanellën e Rapid Bukureshtit

10 qershor 2025 | 08:36

Gjiganti rumun Rapid Bukureshti ka shpërndarë disa fotografi të Drilon Hazrollajt gjatë seancës stërvitore.

Hazrollaj siguroi transferimin tek Rapidi nga Malisheva rreth dy muaj më parë për një shifër rekord për futbollin e Kosovës. 

Ky kampionat nuk do të jetë krejtësisht i panjohur për yllin kosovar, pasi atje ai do të gjejë Astrit Selmanin, Meriton Korenicën dhe Lindon Emërllahun. 

Vlen të theksohet që Hazrollaj për një kohë të gjatë ishte në monitorimin e Rapidit. 

Këtë e kishte konfirmuar më parë edhe vet drejtori sportiv i klubit Victor Angelescu, i cili kishte thënë se paraqitjet e Hazrollajt me Malishevën i bindën drejtuesit e klubit të bëjnë një ofertë. 

Duke marrë parasysh kualitetin e jashtëzakonshëm që Hazrollaj posedon, nuk ka dyshime se ai do të arrijë të lë shenja me fanellën e Rapidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një takim sigurie…