Drita e fiton minimalisht ndaj Differdange

08 korrik 2025 | 22:07

Drita e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionia e Kosovës triumfoi minimalisht 1:0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa gjilanasit patën iniciativën e vazhdueshme.

Ishte Arb Manaj i cili realizoi në minutën e 73-të të takimit, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Më pas, ekipi mysafir pati inciativën dhe disa raste të mira shënimi, por ishte Faton Maloku që bëri disa intervenime të bukura.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Luksemburg.

Në rast kualifikimi, Drita do të përballej me Kopenhagën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 7,000 persona janë nisur të martën në një marshim…