Drita fiton me përmbysje ndaj Gjilanit

29 nëntor 15:29

Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e ka fituar derbin më të madh në futbollin e Kosovës kundër Gjilanit me rezultat 2-3.

Kjo ndeshje ishte e jashtëzakonshme ku solli pesë gola. Tri gola janë shënuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes. Pas shtatë minutave lojë, Nikaç e kaloi Gjilanin në epërsi 1-0. Në minutën e 26-të, Hamdi Namani realizoi për 1-1. Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Gjilani e riktheu epërsinë me golin e Nikaç.

Rastet nuk munguan, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 89-të, kur sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Astrit Fazliu e barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e fundit, Betim Haxhimusa e vulosi rezultatin final 2-3. Drita në këtë mënyrë këndellet pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Feronikelit, kurse Gjilani e pëson humbjen e dytë radhazi, pasi xhiron e kaluar është mposhtur nga Arbëria.  Pas kësaj ndeshje, Drita është e dyta me 30 pikë të grumbulluara, kurse Gjilani është në pozitën e katërt me 23 pikë.

Feronikeli pa problem e mposhti Trepçën ‘89

SUPERLIGA

Gjilani – Drita                      2-3
Feronikeli – Trepça ‘89      2-0
Besa – Prishtina                  0-2

Të hënën takohen:

Ballkani – Arbëria
Drenica – Llapi

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit e ka fituar pa asnjë problem përballjen…