Drita ndalet nga Feronikeli

24 nëntor 2020 | 15:11

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita është ndalur në barazim nga skuadra e Feronikelit (1-1).

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Mendurim Hoti e kaloi në epërsi skuadrën mysafire. Në pjesën e dytë, Drita u mundua me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin dhe ketë e arriti në minutën e 75-të, autor i golit ishte Almir Azeraj. Trajneri Klodian Duro u përjashtua për shkak të protestave, derisa në dhjetë minutat e fundit mysafirët luajtën me një lojtar me pak, pasi Argjend Malaj u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe përkundër epërsisë numerike, Drita nuk arriti të gjejë golin e fitores dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Drita mbetet në pozitën e dytë me 27 pikë, kurse Feronikeli është në pozitën e shtatë me 16 pikë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banores së ‘Grande Fratello’ në Itali, Guendalina Tavassi i kanë…