Drita përforcohet me Zekën

01 gusht 2021 | 18:32

Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Agim Zeka.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi i Dritës nëpërmjet rrjeteve sociale.

Zeka ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Agim Zeka është përforcimi i radhës Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa! Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek gjiganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena”, thuhet në njoftimin e  plotë të klubit të Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit se Teherani qëndron…