Drita prezanton Kristal Abazajn

01 gusht 2025 | 15:30

Skuadra e Dritës përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë transferuar futbollistin Kristal Abazaj. Abazaj i cili ka një karrierë të shquar dhe një lojtar me mjaft eksperiencë, i është bashkuar kampionit të Kosovës në një marrëveshje dyvjeçare.

“Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj! Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv. Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona. Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani”, ka njoftuar Drita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka zgjatur bashkëpunimin…