Drita sonte përballë Rayo Vallecanos kërkon kalimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

18 dhjetor 2025 | 14:12

Drita sonte do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës do të përballet në Madrid me skuadrën spanjolle, Rayo Vallecano.

Gjilanasit kanë mundësi reale për t’u kualifikuar në “play-off” edhe nëse e humbin këtë ndeshje.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e 19-të me tetë pikë.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano është në vendin e shtatë me 10 pikë gjithsej.

Kujtojmë se nga vendi i parë në të tetin kualifikohen në 1/8 e finales, kurse nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të kualifikohen në “play-off”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovica…