
“Dritë një ditë do të ketë”, Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Ndonjëherë duhet me kërku dritën
26 gusht 2025
| 21:28
“Dritë një ditë do të ketë” – Kështu ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes të Dimal Bashës të VV-së, si kryetar të Kuvendit.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se “Ndonjëherë duhet me kërku dritën”.
“Pak dëshiror. Ndonjëherë duhet me kërku dritën. Secila parti duhet me dhënë kontribut. Kanë vendos as andej as këndej se skanë votu asgjë. E kanë pas njëfarë lloj refuzimi. Më e rëndë që kanë refuzu ta bëjnë qeverinë me partitë ish-opozitare. Ka qenë gabim që sjemi marrë vesh PDK, LDK, AAK”, u shpreh Krasniqi në Rubikon.