Driton Ajazi aplikon në KQZ me iniciativë të pavarur për kryetar të Drenasit

16 gusht 2021 | 16:34

Driton Ajazi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përmes iniciativës “Dekada e re për Drenasin”.

Ai ka deklaruar se degës së PDK-së në këtë komunë iu ka imponuar kjo formë e kandidimit.

Në një konferencë për media, Ajazi ka thënë se kandidimi i kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovici, në emër të PDK-së është i padrejtë.

“Tanimë edhe zyrtarisht ne dërguam për certifikim iniciativën tonë ‘Dekada e re për Drenasin’ me të cilën do të garojmë për kryetar të komunës në Drenas dhe për asamble. Siç e kam potencuar, ne si degë e PDK-së në Drenas na u imponua ta vazhdojmë garën në këtë format, pasi në mënyrë të padrejtë është rikandiduar kryetari aktual z.Lladrovci, pa përkrahjen e degës së PDK-së në Drenas. Si rezultat i kësaj, ne si struktura e bëmë formacionin tonë politik dhe tani garën do ta vazhdojmë përmes ‘Dekadës së re në Drenas”, ka deklaruar Ajazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur sërish për largimin…