
Driton Kuka viziton Besën para sfidën me Trepçën
Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, selektori i kombëtares së Kosovës, sot vizitoi klubin e futbollit Besa para ndeshjes së nesërme (15.00) me Trepçën, në kuadër të javës së 6-të të Ligës së Parë të Kosovës.
“Para ndeshjes së nesërme me Trepçën, patëm nderin dhe kënaqësinë të na vizitojë trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka. Fitues i pesë medaljeve olimpike dhe shumë të tjera botërore, ai është shembull i suksesit dhe i përkushtimit në sport. Kuka u shpreh i kënaqur me punën e klubit tonë dhe na përgëzoi për angazhimin dhe afirmimin e talenteve të rinj, që janë e ardhmja e Besës dhe futbollit pejanë. Një vizitë e tillë është krenari për klubin tonë dhe motivim shtesë për ndeshjen që na pret nesër”, njofton FC Besa.
Trepça renditet në vend të tetë me 8 pikë e Besa në të 14-tin me 5 sosh.