Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britani

21 maj 2025 | 11:54

Dua Lipa është shpallur artistja më e dëgjuar në Britaninë e Bashkuar për herë të dytë në pesë vjet.

Katalogu i saj u luajt në radio, TV dhe vende publike më shumë se çdo artist tjetër në vitin 2024, ka zbuluar PPL (Phonographic Performance Limited).

Dua gjithashtu ishte më parë artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

Dua tha për çmimin: “Është një nder i vërtetë të emërohesh artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë.

“2024-a ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, TV dhe në mjedise në mbarë vendin. Faleminderit gjithashtu PPL për vazhdimin e mbështetjes së artistëve dhe muzikës sonë”.

Ndërkohë, artistët e tjerë më të dëgjuar pas Dua Lipës janë: Taylor Swift, Ed Sheeran, David Guetta, Coldplay, Calvin Harris, Ariana Grande e të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…