Dua Lipa “çmend’ rrjetin me pozat e fundit

09 tetor 2025 | 15:16

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan me shkëlqim, duke pozuar mbi një piano.

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar me humor: “Never not having fun” (“Asnjëherë jo duke mos u argëtuar”), duke treguar edhe një herë shpirtin e saj pozitiv dhe energjinë që e karakterizon.

Postimi, i cili është bërë vetëm pak minuta më parë, ka marrë me qindra mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.

Në sfond dëgjohet kënga “Soul Bossa Nova” e Quincy Jones, që i jep postimit plot ritëm.

Dua Lipa vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të muzikës botërore, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për stilin dhe praninë në rrjete sociale./

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në…