Dua Lipa izolohet në ishujt Karaibe me të dashurin e saj
                05 korrik 2020
                |  14:01
            
        Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, kohët e fundit ka qenë e izoluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Përkundër kësaj, ajo nuk i ka lënë anash postimet nga më të ndryshmet që tregonin rrjedhën e përditshmërisë së saj gjatë asaj kohe.
Sikurse një pjesë e madhe e popullsisë, duket se edhe Dua ka vendosur të startojë pushimet në një vend mjaft tropikal.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe me të dashurin e saj, ndërsa bën të ditur se gjendet në ishujt Karaibe. “Izolimi në ishull”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        