Duda Balje e siguron ulësen e deputetes, thotë se është PRO formimit të institucioneve
05 janar 2026
| 13:34
Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për media.
“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.
Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje
Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 vota.



