Duda Balje garon për asambliste të Prizrenit

14 gusht 2025 | 17:02

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka njoftuar se do të garojë për Asamblenë Komunale në Prizren në zgjedhjet lokale të 12 tetorit .

Ajo do të jetë bartëse e listës së Partisë SDU në këtë garë

“Në komunën e Prizrenit, ne garojmë si pjesë e një koalicioni të bashkuar me partnerë që ndajnë vizionin tonë për zhvillim dhe një jetë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar Balje në “Facebook”, duke theksuar se fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve në institucionet lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi ka folur në…