Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së
11 nëntor 2025
| 17:14
Deputetja boshnjake, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së”, ka thënë Xhemaili për “Express”
Balje nuk i ka dhënë votë qeverisë Kurti III që është prezantuar në Kuvend nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.



