Duhet konsensus politik për temat që e presin Kosovën

21 shkurt 08:07

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka thënë se viti 2018 është sfidues për Kosovën, pasi padrejtësisht ballafaqohet me Gjykatën Speciale, çështjen e vizave dhe krijimin e asociacionit të komunave serbe.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bislimi ka thënë se të gjitha këto tema kërkojnë konsensus politik.

Ai ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi duhet ta sjellë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bislimi ka theksuar se Kosovës duhen t’i hapen dyert për integrim në BE, në NATO dhe në UNESCO.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Parlamentit Studentor në Universitetin “Haxhi Zeka”, Kaltrina Arifaj,…