
Duka: Doja të shmangnim Anglinë, ndaj Serbisë pres ndeshje ndryshe
13 dhjetor 2024
| 14:11
Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kualifikueset e Botërorit 2026.
Menjëherë pas hedhjes së goglave, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komentoi shortin.
“Kjo është sfida e Federatës Serbe për ta organizuar sa më mirë atë ndeshje dhe detyra jonë ta fitojmë. Në mars është e sigurt që nuk kemi ndeshje me Serbinë, pasi ka playoff, kështu që do të luajmë në shtator, tetor apo nëntor”.
E kam takuar para shortit, presidenten e Federatës Angleze dhe i kam thënë që nuk dua të luajmë kundër jush. Megjithëse nuk deshëm, goglat na kanë detyruar të luajmë kundër Anglisë