Dukagjini mposht Drenicën
23 nëntor 2025
| 15:09
Sulmuesi i krahut, Iljasa Zulfiu ka shënuar dy gola në fitore 3:0 të Dukagjinit kundër Drenicës të dielën.
Ndeshja e zhvilluar në Klinë i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Zulfiu shënoi dy golat e parë për Dukagjinin, në minutat 25 dhe 39-të. Golin e tretë për klinasit e realizoi Dardan Morina në minutën e 70-të.
Me fitoren kundër Drenicës, Dukagjini është ngritur në vendin e tretë e 23 pikë sa kanë edhe Ballkani dhe Drita.
Për Dukagjinin, kjo ishte fitorja e dytë rresht në elitën e futbollit kosovar.



